Agjencia Zhurnal.mk

DW: Propozimi francez ngadalëson procesin e zgjerimit

Shkup, 19 nëntor, zhurnal.mk – Propozimi i Francës për reforma në procesin e zgjerimit të BE-së, për të cilën duhet që të diskutohet në mbledhjen ministrore të BE-së nuk sjellë asgjë të re, kjo vetëm do ta ngadalsonte procesin e zgjerimin, vlersojnë për DW në Berlin, transmeton Zhurnal.

“Propozimet reformuese të qeverisë franceze lidhur me metodën e zgjerimit të BE-së janë të njohura për ne. Jemi të hapur për bisedime që do të sillnin përmirësim, por vetëm nëse kjo nuk do ta prolongonte fillimin e negociatave aderuese të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Kjo është përgjigjja e ministrisë gjermane për punë të jashtme në kërkesën e DW që të komenton propozimin e Francës për reforma në procesin e negociatave me vendet që kërkojnë antarësim në BE. Propozimi duhet të shqyrtohet në mbledhjen ministrore të BE-së, por ai vecmë mori kritika të ashpra mes diplomatëve dhe analistëve të BE-së.

Parisi nuk dëshiron të jetë “pengesë”

Dushan Reliq, drejtor në zyren në Bruksel të fondacioni gjerman për shkencë dhe politikë, para se gjithash beson se dokumenti i Parisit deri te përfaqësuesit e BE-së është tentim të minimizohen dëmet të shkaktuara nga refuzimi që të jepet dritë jeshile të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Parisi është i befasuar nga kritikat e ashpra për ndalesën e proceseve të zgjerimit. Kritika erdhi nga të gjitha anët duke thënë se ishte “gabim katastrofal”, tha Reliq për DW.

“Është e qartë se dokumenti është shkruar shpejtë dhe pa menduar. Ndoshta arsyeja e vetme për ekzistimin e saj është të tregohet se Franca nuk është vetëm pengesë në procesin e zgjerimit, por sillet në mënyrë konstruktive në këtë aspekt”, përfundon Reliq.

Ai gjithashtu veson se i ashtuquajturi “non-paper” e injoron çështjen kryesore kur bëhet fjalë për Ballkanin Perendimorë, e kjo është zhvillimi ekonomik.

Gazeta “Politiko” citon diplomat të BE-së, i cili beson se dokumenti francez tregon vetëm dëshirë që të ngadalsohet i gjithë procesi i zgjerimit.

“Në Gjermani nuk ka entuziazëm për zgjerim. Berlini kryesisht është indinjuar për bllokadën e negociatave me Maqedoninë e Veriut, që ka bërë shumë me ndryshimin e emrit, ndërsa nuk fitoi asgjë. Në fund të fundit edhe në Gjermani ka pasur rezistencë që të jepet dritë jeshile për fillimin e negociatave me Shqipërinë”, përfundon Reliq.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...