Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dwayne ‘The Rock’ Johnson lëndohet gjatë stërvitjeve në palestër, shfaqet i përgjakur në videon e ndarë në Instagram

Zhurnal Ads

As edhe një dëmtim i fytyrës nuk mund ta ndalojë Dwayne ‘The Rock’ Johnson.

Aktori 48-vjeçar dhe entuziast i fitnesit lëndoi fytyrën e tij në një stërvitje të fundit, ku u shfaq i zhytur në gjak si pasojë e disa zinxhirëve të rëndë metali.

Johnson të hënën shpërndau një video në Instagram për të treguar dëmtimin e tij.

https://www.instagram.com/p/CG0bKZslpFM/?utm_source=ig_web_copy_link

“Mirë, shiko. Ndonjëherë, shumë shpesh, gjërat bëhen intensive këtu në parajsën e hekurt, por nuk po luajmë tezesh dhe as nuk po këndojmë këngë fëmijësh”, tha ylli në video.

Gjaku po i rridhte fytyrës së yllit të “Moana” prej njërit prej syve të tij. Në video, ai përdori një gisht për të fshirë pak gjak para se të fuste shkurtimisht të njëjtin gisht në gojën e tij dhe ta lëpinte atë.

“Kjo është mirë. Kjo është vërtet mirë”, tha ai pasi pastroi gishtin. “Kthehu në punë tani”.

Në mbishkrimin e postimit, Johnson zbuloi se si e lëndoi veten ndërkohë që vazhdoi, “shijoni gjakun tuaj, vazhdoni të stërviteni. Dhe unë mund të konfirmoj shijen e gjakut tim”.

Aktori i “San Andreas” përfundoi duke uruar një ‘javë produktive’ për ndjekësit e tij.

Kanë qenë disa javë të vështira për aktorin e popullarizuar, i cili muajin e kaluar njoftoi se ai dhe familja e tij rezultuan pozitivë me coronavirus.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Bebe Rexha thekson linjat trupore në imazhet e fundit, ndërsa merr vëmendjen me flokët e kuqe

admin

Oriola Marashi magjeps me fustanin vezullues, thekson tiparet e formësuara trupore

S.B.

Prek Vukaj i këndon heroit Lulzim Morina

T E

Zanfina Ismaili thotë se është larguar përfundimisht nga muzika

S.B.

Morena Taraku me tatuazh të ri, i kushtohet fansave të saj

S.B.

Artisti Mentor Mushkolaj ka një vend të rehatshëm për lidhje mes komuniteteve në Zvicër

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...