Agjencia Zhurnal.mk

Dy aksidente me motoçikletë në Lushnje, policia arreston drejtuesit

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë dy drejtues motoçikletash, të cilët kanë aksidentuar dy këmbësorë

Në pranga ra L. B., 35 vjeç, banues në Këlcyrë dhe B. M., 27 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.

Arrestimi i L. B., 35 vjeç, u bë pasi ditën e djeshme, në fshatin Eskaj, Lushnje, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “KINRON”, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin V. P., 66 vjeç, banues në Bubullimë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e traumës Tiranë.

Arrestim i B. M., 27 vjeç u bë pasi pasditen e djeshme, në fshatin Krutje e Poshtme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me një motocikletë që drejtohej nga shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në Lushnje, dhe për pasojë u dëmtua drejtuesi i motocikletës i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!