Dy aksidente trafiku në rrugën e shpejtë afër Kriva Pallankës, derisa kryhej ekspertiza për aksidentin e parë, drejt tyre u përplas një automjet tjetër dhe u lënduan katër policë

nga Xh M

Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Kumanovë kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes në rrugën e shpejtë në afërsi të Kriva Pallankës, ku dje, njëra pas tjetrës ndodhën dy aksidente rrugore. Derisa bëhej ekspertiza për aksidentin e parë, në lokacionin e shënuar hyri një tjetër automobil dhe lëndoi katër policë.

Siç informojnë nga PPRMV, fillimisht automobili “folksvagen golf” doli nga rruga dhe u përmbys, me ç’rast jetën e humbi njëri prej udhëtarëve në automjet, prëderisa djali i tij dhe shoferi morën lëndime trupore. Prokurori publik i ndërmori të gjitha veprimet për sigurim të dëshmive dhe për hetim të shkaqeve të fatkeqësisë, ndërsa për të vdekurin u dha urdhri për obduksion.

“Por, derisa në vendin e ngjarjes ndërmerreshin veprimet për ekspertizë, në lokacionin e shënuar hyri një automobil tjetër, i cili, me siguri sipas njohurive fillestare, për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, u dnesh me automjetin e parkuar dhe me atë rast u lënduan policët të cilët e kryenin ekspertizën. Në aksidentin e trafikut më rëndë është lënduar udhëtarja që ndodhej në automjet”, thuhet në kumtesën e PPRMV-së.

Prokurori publik vepron dhe ndërmerr veprime për hetim të shkaqeve edhe për këtë aksident.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More