Agjencia Zhurnal.mk

Dy dekada pas luftës, Kosova formohet me mbështetjen e Zvicrës

Prishtinë, 6 qershor – Zhurnal.mk – Platforma zvicerane e lajmeve, Swissinfo, ka shkruar se edhe njëzet vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, republika e re ende ballafaqohet me sfida të rënda ekonomike dhe politike, duke shtuar se ka edhe shumë shenja të përparimit.

Sipas World Bankexternal link, Kosova ka shënuar rritje të konsiderueshme ekonomike gjatë dekadës së fundit, por kjo nuk ka ndikuar në zbutjen e papunësisë ose zvogëlimin e rasteve të emigrimit, shkruan Swissinfo.ch, transmeton Klan Kosova.

“Gjysma e popullsisë prej dy milionë banorësh janë nën moshën 25 vjeçare dhe rreth 60 për-qind prej tyre janë të papunë”.

Patrick Etienne, i cili ka drejtuar Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran në Prishtinë që nga viti 2015, ka thënë se më shumë se 30 për-qind e të rinjve nuk marrin punë për shkak të pagave të ulëta; kështu ata bëjnë punë joformale ose marrin para nga të afërmit e tyre që jetojnë jashtë vendit.

Swissinfo shkruan se Zvicra është njëri prej donatorëve kryesorë të shtetit të ri që e shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

“Zvicra është një nga 116 vendet që e njohin Pavarësinë e Kosovës nga Serbia dhe mbetet një nga donatorët kryesorë të vendit. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve nisën në vitin 2008, me ç’rast janë nënshkruar një numër marrëveshjesh mes dy palëve, kryesisht në fushën e bashkëpunimit teknik dhe financiar”.

Kjo platformë thekson se kontributi i Zvicrës në forcimin e zhvillimit ekonomik dhe punësimit arrin vlerën prej 71 milionë eurosh vetëm për periudhën 2017-2020.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...