Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dy edukatore në kopshtet e Tetovës në izolim shtëpie për shkak të Covid 19

Tetovë, 22 shtator – Dy edukatore nga objekti i kopshtit “Teteks” në Tetovë janë regjistruar si të infektuara me Kovid-19, ndërsa grupet e tyre me fëmijë dhe koleget janë izoluar në shtëpi. Drejtoresha e Institucionit publik komunal kopshtet e fëmijëve “Rinia”, Ramije Dauti thotë se të dy koleget janë mirë me shëndet, si dhe fëmijët nga grupet e tyre që nuk kanë shfaqur simptoma.

“Nuk ka probleme më të mëdha. Nuk është një sëmundje që përhapet vetëm në kopshte. Ata mund të sëmuren edhe në shtëpi. Një grup është i izoluar, ne kemi pasur dy fëmijë këtu dhe të dy fëmijët janë në shtëpi. “Unë e kam kontaktuar si stafin ashtu edhe prindërit e fëmijëve dhe ata të gjithë kanë konfirmuar se aktualisht janë mirë”, tha Ramije Dauti.

Në qershor, kur u realizua skriningu tek të punësuarit në kopshte, nuk kishte raste pozitive.

Në objektet e IPKKF “Rinia” në Tetovë, sipas protokolleve për punë në kushte pandemie me Kovid-19, është mundësuar kujdes për 200, ndërsa pasi fillimit me punë, erdhën 98 fëmijë.

Postime të ngjashme

Shabani: Gabimi në mesazh nuk është i MASH-it por operatorëve celularë!

Dafina Vidishiqi

Ahmeti për ditën e çlirimit të Republikës së Kosovës: Shteti i Kosovës po ecë përpara

Dafina Vidishiqi

Rënia e lindjeve, shqetësuese në Kërçovë! Për 5 vite numri është përgjysmuar

Dafina Vidishiqi

Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

Dafina Vidishiqi

Të hënën fillon regjistrimi në shkollat e mesme

R Zh

MASH: Shkollat nuk guxojnë të marrin para për dëftesat, kjo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...