Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dy edukatore nga Çairi infektohen me koronavirus, katër fëmijë në izolim

Shkup, 9 tetor – Gjatë 24 orëve të fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 386 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, 6 persona e kanë humbur jetën ndërsa 154 janë shëruar.

Të dhënat i referohen testimit të 2267 mostrave, që paraqet numrin më të lartë të testeve të kryera që nga periudha maj-qershor.

Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Shkup, 178 raste, në Strumicë 44, Tetovë 20, Kumanovë 18, Gjevgjeli 18.

Ndërkohë në Klinikën Infektive janë shtruar vetëm se 8 persona ndërsa numri i përgjithshëm i persona që po trajtohen në këtë klinikë arrin në 84. Në oksigjeno terapi janë 49 persona, ndërsa në respirator nuk ka asnjë person.

Në spitalin “8 Shtatori” janë shtruar gjithsej 5 persona ndërsa të hospitalizuar në këtë qendër mjekësore janë gjithsej 42 pacientë.

Pozitive në virusin korona kanë rezultuar edhe dy edukatore në çerdhen Pitër Pan në Çair të Shkupit, ndërsa 4 fëmijë janë në izolim. Pozitive ka rezultuar edhe një përkëdhelëse në çerdhen e Kumanovës, duke i çuar në izolim 8 fëmijë dhe disa përkëdhelëse të tjera.

Por pavarësisht Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska thotë se gjendja në  çerdhe është e qëndrueshme dhe se gjendja po monitorohen nga afër. Deri më tani, 10 fëmijë dhe 21 punonjëse të çerdheve janë diagnostikuar me covid-19 duke çuar në izolimin e 150 fëmijëve. Sipas saj, fëmijët nuk janë infektuar në çerdhe.

“Ne po monitorojmë nga afër situatën pasi çerdhet ishin institucionet e para për fëmijët që u hapën pas normalizimit të gjendjes me pandeminë. Deri më tani, gjendja në çerdhe është e qëndrueshme. Që nga hapja e kopshteve, 10 fëmijë dhe 21 punonjës janë regjistruar pozitivë dhe janë mirë me shëndet. Shumë prej grupeve që u mbyllën për shkak të një ndonjë rasti pozitiv pjesërisht janë kthyer në punë. Numri i fëmijëve të izoluar për shkak të koronavirusit është 150”, tha Jagoda Shahpaska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një postin në rrjetin social fejbuk ka rikutjuar qytetarët me zbatimin e masave kryesore për mbrojte nga virusi, mbajtjen e maskës, distancën fizike si dhe pastrimin e duarve.

Postime të ngjashme

Shkupi i hutuar, njëkohësisht është optimist por edhe pesimist për zgjidhje me Bullgarinë

Bekim Laçi

Hapet zyrtarisht ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bratislavë

Zekirija Haxhiu

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Peloni: Duam marrëdhënie të mira me vendin fqinj

Zekirija Haxhiu

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Zekirija Haxhiu

Përsëri asnjë viktimë nga Covid në Maqedoni, shënon 29 raste të reja

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...