Dy foto që tregojnë se si ndryshoi historia e Basel – një monument për Xherdan Shaqirin, i cili në tri ndeshjet e fundit ndjek rekordet

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

“I thashë në stadium: ‘Do të ndërtoj një monument për ty’”, deklaroi David Degen, CEO i Basel, gjatë festës krejtësisht të çmendur për titullin kampion, para disa dhjetëra mijëra tifozë festuan yjet e tyre.

Fjalët lavdëruese të Degenit ishin për Xherdan Shaqiri, i cili u rikthye verën e kaluar si shpëtimtari i madh – dhe i rezistoi presionit, duke e dërguar Baselin drejt lavdisë.

19 gusht 2024, ishte dita e madhe kur Xherdan Shaqir u prezantua para fansave, dhe që atëherë superylli i FC Basel ka dhënë rezultate të shkëlqyera – ku në 31 ndeshje ai ishte prezent në 38 gola. Shaqiri shënoi 18 gola dhe dha dhuroi 20 asistime.

“Kjo është arsyeja pse u ktheva. Erdha me ambicie, me qëllime. Kur u largova nga FC Basel, klubi luante gjithmonë për tituj. Qëllimi im i madh ishte ta sillja trofeun përsëri në shtëpi”, deklaroi Shaqiri.

“Nuk do ta kisha menduar se do të funksiononte në vitin e parë, por kjo është edhe më mirë. Tani kemi shans për dy trofe. Shanset janë shumë të mira”, nënvizoi Shaqa.

FCB tani ka tre ndeshje të mbetura deri në finalen e kupës më 1 qershor kundër FC Biel. Tri ndeshjet e radhës në kampionat janë me Lausannen, Young Boysin dhe Luzernin. Titulli i kampionatit është i sigurt, por superylli i FC Basel mund të arrijë ende diçka historike.

Ai kishte 43 pikë, me 24 ishin gola dhe 19 asistime. A do ta arrijë këtë Shaqiri? Në formën e tij të mrekullueshme aktuale, ai është i aftë për çdo gjë.

Foto e postuar e festimeve të titullit me 11 maj, tregon se për një periudhë prej nëntë muajsh, gjithçka mund të ndryshojë, por me një emër si Xherdan Shaqiri në skuadër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More