Agjencia Zhurnal.mk

Dy ish-socialistë i bashkohen partive opozitare

Tiranë, 24 janar – Deputeti i Lezhës, Gjetan Gjetani, i përjashtuar nga Partia Socialiste në shtator të vitit 2018 i është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ai ishte i pranishëm në mbledhjen e strukturave të LSI-së në Lezhë të zhvilluar një ditë më parë. Gjetani mori mandatin e deputetit nën siglën e PS por u përjashtua nga kryeministri Rama pas kritikave që ai bëri për policinë e Kurbinit. Rama i cilësoi kritikat e Gjetanit si shantazh për të marrë favore në emërimet në komisariat. Eksponentë të tjerë të PS-së në Lezhë duket se kanë kaluar në LSI. Të pranishëm në aktivitetin e djeshëm ishin dhe Agustin Marku, ish-kreu i PS-së së Lezhës dhe ish-kryetari i PS-së së Shëngjinit, Zef Mosheqaj.

Ndërkaq një tjetër socialist ka lajmëruar rikthimin në politike me një forcë tjetër politike. Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i cili u shkarkua pak kohë më parë nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë me vendim të mazhorancës, njoftoi në Facebook se i është bashkuar Partisë Agrare Ambientaliste të drejtuar nga Agron Duka.

“Nje angazhim konkret me Partine Agrare Ambjentaliste. E mireprita ftesen e kolegut te nderuar Agron Duka per te kontribuar si keshilltar strategjik per platformen dhe organizimin e PAA per zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale” shkruan ndër të tjera Malaj në Facebook.

Në një status tjetër, Mala shkruan se edhe pse në një subjekt tjetër politik, mirënjohja e tij ndaj socialistëve të thjeshtë do të jetë e përhershme.

“Mirenjohja ime ndaj socialisteve te thjeshte do te jete e perhershme dhe e pa kushtezuar. Por ne asnje rast dhe per asnje karrike, nuk kam pranuar te jem nje mainkine ne dore te RaBaVe-llave qe I keqperdoren socialistet e thjeshte per pushtete abuzive, arrogante dhe te babezitura”. /Opinion.al

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...