Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dy këngëtare shqiptare të nominuara për “People’s Choice Awards 2020”

Para pak ditësh u bë publike lista e plotë e nominimeve për çmime “People’s Choice Awards”, për vitin 2020.

Kjo ceremoni e përvitshme i nderon artistët dhe projektet më të mira në fushën e filmit, televizionit dhe muzikës.

Me gjithsej 44 kategori, fituesi e këtyre shpërblimeve përcaktohen tërësisht nga votat e publikut online, transmeton Koha.

Në mesin e aktorëve të nominuar në kategoritë kryesore sivjet janë: Chris Hemsworth, Jamie Foxx, Lin-Manuel Miranda, Tom Hanks, Charlize Theron, Elisabeth Moss, Margot Robbie, Tiffany Haddish dhe të tjerë.

Ndërsa në kategorinë për filmat më të mirë dominojnë projektet: “Bad Boys For Life”, “Extraction”, “Project Power”, “The Old Guard”, “The Lovebirds”, “To All the Boys: P.S. I Still Love You”, “Mulan”, “Tenet” dhe të tjerë.

Ndërsa sa i përket kategorive për muzikë, sivjet për çmimet kryesore konkurrojnë artistë të shumtë, përfshirë këtu dy këngëtare me prejardhje shqiptare, Dua Lipa dhe Ava Max.

Dua Lipa është nomiuar gjithsej në katër kategori kryesore si: “Artistja më e mirë e vitit”, “Albumi më i mirë i vitit” për albumin “Future Nostalgia”, “Kënga më e mirë e vitit” për hitin e saj “Break my heart” dhe “Videoklipi më i mirë” për këngën “Un Dia” të sjellë në bashkëpunim me yjet latin, J Balbin, Bad Bunny dhe Tainy.

Ndërkohë, Ava Max është e nominuar në dy kategori, “Artistja më e mire e re” dhe “Kolona zanore më e mirë” për interpretimin e kolonës zanore “On Me” të filmit “Scooby Doo”.

Ceremonia e përvitshme shpërblyese do të transmetohet live nga Santa Monica, më 15 nëntor të këtij viti. Sivjet me çmimin special “Ikona e vitit 2020” do të nderohet aktorja, këngëtarja dhe afaristja e njohur, Jennifer Lopez. Ndërsa me shpërblimin “People’s Champion Award” do të nderohet ylli i kinematografisë, Tyler Perry, i cili vlerësohet për kontributin e tij në botën e showbizit dhe fushën e bamirësisë.

Postime të ngjashme

Brenda super shtëpisë së aktores së njohur amerikane

T E

Dhurata Dora shijon pushimet në Maldive, merr vëmendje me një fotografi të publikuar pa makijazh

S.B.

Pse është e rëndësishme të mos humbasësh Trajtimin Klasik Kozmetik??!!

S.B.

Zack Snyder po punon rreth filmit të ri “King Arthur”

S.B.

Jolie shet pikturën e Churchillit për shtatë milionë funte

S.B.

Aktorja, Erica Watson vdes pas infektimit me COVID-19

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...