Dy Koretë rivendosin komunikimin ndërkufitar

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut rivendosën kanalin e komunikimit ndërkufitar.

Seuli tha se dy Koretë zhvilluan telefonatën e parë që nga gushti.

“Me rivendosjen e linjës së komunikimit Jug-Veri, Qeveria vlerëson se është siguruar një bazë për rimëkëmbjen e marrëdhënieve ndër-koreane”, tha përmes një deklarate Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut e mbylli linjën telefonike në gusht, në shenjë kundërshtimi ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA tha më herët se linja do të rihapet, por i bëri thirrje Seulit që të punojë drejt përmirësimit të lidhjeve të tendosura ndërkufitare.

Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap sugjeroi se rivendosja e linjës telefonike ngre shpresat për rifillimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

Që nga ndërprerja e linjës në gusht, Koreja e Veriut, e cila ka armë bërthamore, ka testuar disa raketa të reja.

Related posts

Kishte paralajmëruar sulmin, por edhe datën – ky është sulmuesi që la të paktën tetë të vdekur në një sulm me armë në një kamp universitar në Rusi

D V

Greqia në gjendje gatishmërie për të parandaluar një krizë të re emigrantësh

N E

Samiti i NATO-s me disa sfida të reja

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More