Sport

Dy lojtarë të Milanit pozitivë me Covid-19, para takimit me Romën sonte

Zhurnal Ads

Milani ka njoftuar se Jens Petter Hauge dhe Gianluigi Donnarumma kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, vetëm disa orë para ndeshjes kundër Romës në Serie A.

Përveç dy lojtarëve, kuqezinjtë kanë konfirmuar se edhe tre anëtarë të tjerë të klubit kanë dalë pozitivë me koronavirus, po ashtu.

“Milani njofton se rezultatet që i kemi pranuar nga laboratori dje në mbrëmje janë kthyer pozitive për Gianluigi Donnarumma, Jens Petter Hauge dhe tre anëtarë të tjerë të ekipit”, thuhet në njoftimin e gjigantit italian.

Ata nuk kanë simptoma dhe janë izoluar menjëherë në shtëpitë e veta.

Milani luan me Romën sonte dhe nuk do të mundë të llogarisë në portierin kryesor Donnarumma.

Postime të ngjashme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

XH,I

Kush ishte personi i fundit që e pa Maradonën?

XH,I

Naim Muja falënderon Vlora Dumoshin për mbështetjet

A.S.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...