Agjencia Zhurnal.mk

Dy mijë rebelë sirianë dërgohen në Libi për t’i luftuar forcat e gjeneralit Haftar

Rreth dy mijë luftëtarë sirianë kanë shkuar nga Turqia në Libi për të luftuar kundër forcave të gjeneralit Khalifa Haftar. Kjo lëvizje pritet ta ndërlikojë edhe më shumë gjendjen e tensionuar në vendin e Afrikës Veriore.

Dërgimi i këtyre trupave erdhi pasi Turqia u pajtua muajin e kaluar që t’i ofrojë ndihmë kryeministrit libian, Fayez al-Sarraj, i cili e gëzon edhe përkrahjen e Kombeve të Bashkuara. Qeveria e tij po sfidohet nga forcat e gjeneralit Khalifa Haftar, të cilat e kontrollojnë pjesën lindore të Libisë.

Ankaraja e ka përkrahuar opozitën siriane që nga ditët e para të përleshjes me regjimin e diktatorit Bashar al-Assad dhe tash po i përdor rebelët kundër forcave kurde, pavarësisht dyshimeve të vëzhguesve për shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Kjo është një situatë shumë më ndryshe sesa ajo e Sirisë. Qëndrimet anti-turke tashmë janë të fuqishme për shkak të ndërhyrjes së Ankarasë dhe mund të rriten edhe më shumë pas këtij veprimi, duke e favorizuar Haftarin”, tha Claudia Gazzini, analiste e Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

Luftëtarët sirianë kanë nënshkruar kontrata 6-mujore me qeverinë libiane dhe do të paguhen dy mijë dollarë në muaj, shumë më shumë sesa paga prej 90 dollarësh që e merrnin në Siri. Përpos pagave, të gjithë luftëtarëve u është premtuar shtetësia turke, shkruan “The Guardian”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...