Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Shëndetësi TOP LAJM

Dy milion euro nga “thesari” i shtetit për 400 mijë antibiotikë

Shkup, 25 janar – Nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar deri në nëntor, qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga mjekët amë kanë marrë 319,347 receta për antibiotikë të përdorur për të trajtuar disa nga efektet e frymëmarrjes të Covid-19. Vlera totale e recetave për antibiotikë të përshkruara nga mjekët e familjes së pacientëve me Covid-19 është një milion e gjysmë euro. Sipas të dhënave që ka siguruar Zhurnal nga Fondi për Siguri Shëndetësor, qytetarët nga barnatoret kanë marrë 229,692 pako me ilaçin Sumamed me vlerë prej 400 mijë euro, si dhe 89,665 receta për ilaçin me emrin CEFIXIME ose Pancef me vlerë një milion euro. “Nga barnatoret gjatë muajit Dhjetor të vitit 2020, janë lëshuar rreth 13,000 receta për ilaçin SUMAMED dhe rreth 10,000 receta të tjera për barna nga prodhues të tjerë, të cilat përmbajnë të njëjtin përbërës aktiv dhe konsiderohen ilaçe gjenerike paralele. Po ashtu, edhe rreth 17,000 receta për PANCEF u lëshuan në farmaci gjatë muajit dhjetor”, mëson Zhurnal.

Ndërkohë, shpenzimet e sëmundjeve të cilave i mbulon Fondi Shëndetësor vitin e kaluar janë rritur pothuajse dy herë më shumë në krahasim me vitin 2019. Sipas të dhënave me të cilat disponon Zhurnal, në vitin 2020, janë dorëzuar 58 mijë kërkesa për të cilat janë paguar gjithsej 43 milionë euro. Nga këto, 21,106 kërkesa i referohen pacientëve me Covid-19, por edhe llojeve të tjera të sëmundjeve, të cilat për të përmbushur kushtin për pushim mjekësor për më shumë se dy javë me shpenzimet e Fondit, duhet të vendosen nga një komision ekspertësh. Pushimi i lehonisë gjatë vitit të kaluar arriti në 15 mijë kërkesa. Numri i kërkesave për pushim mjekësor nga viti i kaluar është 38 mijë, nga të cilat vetëm 10 mijë janë leje lindjeje.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në vend, numri i të infektuarve me Covid-19 është 87,986, numri i pacientëve të rikuperuar është 69,137, numri i vdekjeve është 2,672. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Rexhepi: Mbështesim interpelancën e Mexhitit kundër Grubit

R Zh

“Rindërtimi i Sallës Universale do të nis gjatë muajit maj”

Z H

Bishevac: Kërkesat bullgare janë absolutisht të papranueshme dhe joevropiane

R Zh

Zaev: Askush nuk ka kërkuar rotacion të ministrave të BDI-së

Z H

Edhe më tej nuk ka burg për Boban Iliçin, Gjykata i shtynë dënimin për pas 3 muajve

Z H

Edhe disa ditë do të punohet në ndërrimin e tubacionit në sistemin e ujësjellësit të Tetovës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...