Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Dy ministra evropian rezultuan pozitiv pas një takimi të BE-së

Ministrat e Jashtëm të Austrisë dhe Belgjikës dolën pozitiv për coronavirus pasi morën pjesë në një takim me kolegët nga Bashkimi Evropian.   Ministri austriak, Alexander Schallenberg dhe ministrja belge, Sophie Wilmes u ulën krah për krah gjatë një mëngjesi të përbashkët në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg të hënën, tha Ministria e Jashtme austriake.   Wilmes njoftoi të shtunën, një ditë pasi u vet-izolua për shkak të simptomave të COVID-19, se ajo doli pozitive.   Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ishte negativ në testimin s së premten dhe nuk ishte në kontakt të ngushtë me Schallenberg, tha ministria e tij, ndërsa ministrja suedeze, Ann Linde do të punojë nga shtëpia derisa të marrë një rezultat negativ të testit, tha ministria e saj.   Disa ministra të tjerë të jashtëm, përfshirë Jean-Yves Le Drian të Francës dhe Arancha Gonzalez Layen të Spanjës, kanë dalë negativ në ditët e fundit.   Greku Nikos Dendias “testohet shumë shpesh në covid-19, duke pasur parasysh udhëtimet e shpeshta dhe është mirë”, tha një burim nga ministria Greke. 

Postime të ngjashme

Vaksinimi masiv i shqiptarëve me vaksinën kineze Sinovac

Z H

CMG-ja: Për lirinë e shprehjes duhen shmangur standardet e dyfishta

Z H

Jens Stoltenberg: NATO vendos rreth anëtarësimit të Ukrainës

N E

Joe Biden i propozon Vladimir Putinit takim të nivelit të lartë

N E

SHBA do të rrisë numrin e forcave ushtarake në Gjermani

N E

OBSH: Fundi është ende larg! Pandemia, megjithatë, po mbahet nën kontroll

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...