Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Dy mutacione të reja të zbuluara në Angli

Dy variante të reja të koronavirusit janë identifikuar në Angli.

Ata kanë disa ngjashmëri me mutacionet që janë zbuluar në Afrikën e Jugut dhe Brazil.

Një nga variantet e reja klasifikohet si shqetësuese, njofton komiteti i virusit i qeverisë britanike.

Deri më tani 76 raste të sëmundjes me variantet e reja janë regjistruar në Angli, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Mutacioni shqetësues i virusit u identifikua për herë të parë në Bristol, ndërsa tjetri është zbuluar në Liverpool që ende po hetohet.

Të dy variantet e reja kanë të njëjtin mutacion në të ashtuquajturën “spike proteinë” që është vërejtur në variantet e virusit të Afrikës së Jugut dhe të Brazilit, dhe që ka shkaktuar shqetësim në nivel ndërkombëtar.

“Proteina spike” është ajo që virusi përdor për të hyrë në qelizat e trupit. Pavarësisht nga mutacioni, autoritetet britanike thonë se janë të sigurt se vaksina do t’i paralizojë variantet e reja të virusit.

Postime të ngjashme

Kancelarja Merkel, mbrojtja e klimës dhe katastrofat

D V

Anija me migrantë fundoset afër ishullit grek

D V

BE përsërit thirrjen kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë

D V

JP Morgan bëhet banka e parë e madhe amerikane që pranon transaksione me kriptomonedha

D V

Protestuesit ia mësyjnë parlamentit sllovak, policia hedh gazlotsjellës

D V

Hulumtimi: Dy doza Pfizer apo AstraZeneca, efikase kundër Deltës!

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...