Agjencia Zhurnal.mk

Dy pacientë me koronavirus në gjendje kritike – pesë lirohen sot si të shëruar

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se aty ndodhen në hospitalizim 65 persona prej të cilëve 52 janë të infektuar me koronavirusin.

Kjo klinikë njofton se 40 nga rastet janë në gjendje stabile, 11 janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërkaq dy janë në gjendje kritike, transmeton Klan Kosova.

Sot poashtu që aty do të lirohen pesë persona të cilët janë shëruar nga Covid-19.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor”, thuhet në kumtesë.

“Klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste, kurse 7 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid-19”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...