Dy persona, njëri nga Shkupi dhe njëri nga Struga kanë denoncuar se janë kafshuar nga qentë endacak në Shkup. Të dy rrastet janë denoncuar në Stacionin policor të Aerodromit.
Dje në orën 11.50 në Stacionin Policor Aerodrom, B.D.(38) nga Shkupi ka denoncuar se në bul. “ASNOM” birin e saj të mitur e ka kafshuar qeni endacak.
Rrasti tjetër është denoncuar në orën 18.30 në Stacionin policor Aerodrom, nga D.M.(33) nga Struga, i cili ka treguar se nën Stacionin hekurrudhor Shkup, në parking hapësirën është kafshuar nga qeni endacak.