Në datën 24.02.2021 në orën 08.40 në SPB Manastir është denoncuar se në rrugën Prilep-Manastir, në afërsi të f.Alincë, D.I.(44) nga Manastiri, duke drejtuar automjetin motorik të udhëtimit „Mercedes“, me targa të Manastirit, ka dalë nga rruga, informon MPB.
Në aksident, vozitësi dhe bashkudhëtari V.R.(38) nga Manastiri kanë marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e qytetit në Prilep.
Është kryer inspektim në vendin e aksidentit nga ekipi i Stacionit policor – Prilep.