Dy persona sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së

nga Xh M

Të martën, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dy persona janë sulmuar nga qentë endacakë. Sulmet kanë ndodhur pranë Klinikës së Ortopedisë, ku një qytetar u sulmua në orët e paradites, ndërsa një teknik i Klinikës së Radiologjisë u sulmua në orët e pasdites.

Sipas gazetarit Bujar Vitija, të dy personat kanë pësuar lëndime si pasojë e tentativave për t’ju shpëtuar sulmeve të qenve.

“Sot janë sulmuar dy persona nga qentë endacak në QKUK ne afërsi te Klinikes se Ortopedisë. Paradite një qytetar dhe pasdite një teknike e Klinikes se Radiologjisë e cila ishte duke shkuar ne Ortopedi për te kryer pune. Te dy me lëndime nga kafshimet e qenve dhe nga përpjekja për të ikur.

E tmerrshme me pa kësi pamje. Komuna e Prishtinës por edhe niveli qendror duhet përfundimisht me bo një zgjidhje për këtë çështja sa nuk ka pësuar dikush me jete”, ka shkruar Vitija teksa ka shpërndarë edhe foto nga dy rastet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More