Dy policë të pensionuar dhe një person tjetër i kanë dhanë sekrete zyrtare grupit të organizuar kriminal “Duqanxhik”

nga D V

Shkup, 4 nëntor – Dy policë të pensionuar edhe një person tjetër për shkak të dhënieve të sekreteve zyrtare për grupin e organizuar kriminal “Duqanxhik” janë privuar nga liria dhe kundër tyre është lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore, kumtoi sot Prokuroria publike.

“Një prokuror publik nga PTHP NJKOK mbrëmë e ka kordinuar aksionin e Departamentit për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda pranë MPB-së në të cilin tre persona janë privuar nga liria dhe ndaj të cilëve është urdhëruar kryerja e procedurës hetimmore. Të dyshuarit në periudhën nga dhjetori 2019 deri në mars të vitit 2021  kanë kryer veprën penale Bashkim kriminal dhe vepër penale të vazhduar dhe dhënie të sekreteve zyrtare, shtesë, i dyshuari i parë dhe i tretë kanë kryer edhe veprën penale Pengim i drejtësisë, ndërsa të dyshuarit të parë i vihet në barrë edhe vepra penale Përvetësim dhe fshehje e paligjshme e pasurisë”, theksohet në kumtesën nga Prokuroria.

Të dyshuarit, siç theksohet në kumtesën, nga interesi personal, janë lidhur me grupin e organizuar kriminal “Duqanxhik” nga fshati Gërçec dhe si anëtarë me rol të veçantë, të motivuar me paramendim nga i dyshuari i parë në rastin “Gërçec”, kanë përcjellë informacione zyrtare.

Siç theksojnë nga Prokuroria, në periudhën e përmendur të dyshuarit, dy prej të cilëve ish-inspektorë kryesorë për delikte pronësore, përkatësisht tregti të paligjshme me drogë, përmes të dyshuarit të tretë për grupin kriminal, kanë siguruar, përcjellë dhe ndarë informacione për procedurat që janë të rëndësishme për sigurinë publike, si dhe për aktivitetet e sigurisë dhe intelegjencës së autoriteteve shtetërore. Për këtë zbulzim të pautorizuar me të cilin janë shkaktuar dëme në funksionimin dhe efikasitetin e organeve hetimore dhe organeve të përndjekjes dhe kanë vështirësuar ose kanë bërë të pamundur sigurimin e provave, të dyshuarit kanë marrë shpërblim.

“Sipas përmbajtjes së urdhërit për hetimin e të dyshuarve, së bashku ose individualisht, me informacionet që kanë ndarë, kanë vështirësuar vërtetimin në procedurat penale të një ngjarje penale-ligjore të ndodhur në dhjetor të vitit 2019, secili veç e veç duke u kërcënuar se përsëri do të sulmohet ai ose anëtarët e familjes së tij, kanë ndikuar ndaj të dëmtuarit – viktim e një tentative për Vrasje me urdhër, ndërsa tani i ndjerë, të ndryshojë deklaratën e dhënë para nëpunësve të autorizuar të policisë; për Vrasje në muajin gusht të vitit 2020 të dyshuarit kanë ndarë informacione të rëndësishme për grupin kriminal; gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020 të dyshuarit kanë ndarë informacione zyrtare për zbatimin e masave të posaçme hetimore për hetimin e atëhershëm kriminal me kodin “Mali” në të cilin ishin përfshirë persona nga ky grup i organizuar kriminal; për ngjarjen penale-ligjore të ndodhur në shtator të vitit 2020 në të cilën pesë persona dyshoheshin për veprën penale Kidnapim janë transmetuar informacione për provat e siguruara dhe deklaratat e dëshmitarëve të arrestuar, si dhe për vrasjen e dyfishtë nga marsi 2021 në Shkup për të cilën janë përcjellë informacione se kush është ndalur në stacionin policor, cilat aktivitete janë duke u ndërmarrë dhe cilat persona zyrtar janë përfshirë në hetimin kriminalistik”, theksohet në kumtesën.

Sipas Prokurorisë, nga provat materiale të siguruara fillimisht për të dyshuarin e parë rezulton se ai dhe familjarët e tij posedojnë pasuri të tundshme dhe të patundshme dhe kursime, të cilat i tejkalojnë në masë të madhe të ardhurat e tij të ligjshme si nëpunës policor.

“Të dyshuarit sot do të paraqiten para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, të cilit prokurori publik duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet, do t’i propozojë që t’u caktohet masa e paraburgimit”, theksohet në kumtesën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More