Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për 24 orë janë raportuar dy raste të dhunimit në Malishevë dhe në Gjakovë.
Sipas raportit bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:00 ku një person dyshohet se e ka dhunuar një grua.
“Malishevë / 23.04.2025 – 12:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
Po ashtu në rastin e dytë është raportuar se një person kishte dhunuar një grua dhe rasti është duke u kryer.
“Gjakovë / 23.04.2025 – 19:00. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.