Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Dy raste të ngacmimit seksual vetëm në 24 orë në Tiranë/ Një i mitur nga 64-vjeçari, 41-vjeçari ngacmon vajzën e mitur të bashkëjetueses

Dy raste të ngacmimit seksual janë raportuar ditën e sotme në Tiranë.

Një 64-vjeçar me iniciale G.B. është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar.

Ndërsa I. Sh., 41 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, është shoqëruar në polici pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.

Tiranë

Bien në prangat e policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.  Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :  A. K., 38 vjeç, pasi në rrugën “Frosina Plaku”, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte, sherbimet e Forcës së Posaçme “Shigjetat”, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis ;  I. A., 24 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, nga kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë (thikë).  Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 36 vjeç, pasi në lokalin që ka në administrim, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit publik sepse është konstatuar duke kryer aktivitet pas orarit të përcaktuar nga organet kompetente.  Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Sh. M., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.  Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.  Më datë 02.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I. Sh., 41 vjeç,  i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij.  Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Therret me thikë një person në Prishtinë

Dafina Vidishiqi

Hyri në testin për patent-shofer në emër të dikujt tjetër, arrestohet nga policia

Dafina Vidishiqi

Padi për dy të rinjë nga Haraçina, vodhën veturë dhe me të grabitën dhe bastore

Zekirija Haxhiu

Përleshje mes dy të punësuarve në pikëpagesën rrugore në Petrovec

Zekirija Haxhiu

Në Shkup 192 kundërvajtje trafiku, 31 për vozitje të shpejtë

Zekirija Haxhiu

Shqiptari nga Kosova vret të dashurin e ish-gruas në Belgjikë para syve të fëmijëve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...