Dy shkolla dhe një konvikt i rilindur, Rama: Po punohet me orë të zgjatura për të marrë formë godinat që shkatërroi tërmeti

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka treguar se janë rindërtuar dy shkolla, më konkretisht “Selman Daci” në Bubq dhe “Arif Halil Sulaj” në Mamurras. Krahas dy shkollave është rehabilituar edhe konvikti i shkollës profesionale “Charles Telford Erikson” në Golem.

Po ashtu, kreu i shtetit njofton se po vijon puna çdo ditë në kantieret që janë ende të hapura që nga koha e tërmetit në nëntor të 2019-ës.

Njoftimi i Ramës: Dy shkolla të tjera të rilindura “Selman Daci” në Bubq dhe “Arif Halil Sulaj” në Mamurras si dhe godina e re e konviktit të shkollës profesionale “Charles Telford Erikson” në Golem, janë gati sipas standardeve më të mira europiane Puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti.

Related posts

EMRI/ Në kërkim për drogë, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

R Zh

Afganët largohen nga “Qyteti Studenti”, 200 refugjatët zhvendosen në Shëngjin

D V

Fon der Lajen: Jap mbështetje të plotë për fillimin e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More