Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dy shtetas nga Maqedonia arrestohen në Kosovë, mashtronin duke mbledhur fonde humanitare

Shkup, 26 mars – Në Kosovë gjatë ditës së sotme janë arrestuar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi dyshohen se një ditë më parë duke vënë në lajthim ankuesin ia kanë marrë një shumë të konsiderueshme të parave, duke e mashtruar kinse janë duke mbledhur fonde humanitare.

Sipas Policisë në Kosovë, mbrëmë rreth orës 18:00 nga hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, në bashkëpunim me zyrtarë policorë në pikën kufitare ‘Hani i Elezit’ kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘mashtrim’, të raportuar gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

“Mbi bazën e të dhënave të pranuara nga ankuesi janë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore, ku vetëm disa orë pas raportimit të rastit janë arrestuar të dyshuarit. Pas procedurave të intervistimit, nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘mashtrim’, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...