Dy shtetas të Kosovës arrestohen në afërsi të Kumanovës

nga I Z

Shkup, 24 korrik – Sot në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 03 e 50 minuta, në rrugën kryesore Kriva Pallankë – Kumanovë, policia për Çështje Kufitare dhe Migrim kanë ndaluar autobusin në pronësi të një kompanie për transportin e udhëtarëve nga Kosova.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe udhëtarëve janë gjetur disa kuti me barna me gjithsej 5.942 tableta, 100 pako kafe, 36 thasë me mbishkrimin e markave të mbrojtura, 104 parfume për meshkuj dhe sende të tjera për të cilat nuk kishte dokumentacion adekuat.

Me këtë rast personat G.Q.(28) dhe J.M.(27), të dy nga Kosova, janë privuar nga liria për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 278 B dhe neni 353 i Kodit Penal, ndërsa hetimet janë kryer nga Njësia për Krime Ekonomike pranë SPB-së Kumanovë. Pas konsultimit me prokurorin publik, autobusi me sendet e gjetura është sekuestruar për procedurë të mëtutjeshme./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More