Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Dy të burgosur në Idrizovë me telefonata kanë mashtruar 26 ndërmarës, të involvuar dhe taksistë

Shkup, 7 tetor – Zhurnal.mk – MPB ka ngritur padi penale për katër persona për 26 vepra të kryera penale, me çka ato ilegalisht kanë fituar 177.550 denarë, informon Zhurnal.

Në aktivitetet ilegale kanë marë pjesë dy persona nga Shkupi, të cilët janë në burg në Idrizovë. Dy të dënuarve u kanë ndihmuar edhe dy persona të cilët njëri është i punësuar në burg.

Nga MPB informojnë se kanë ngritur në Prokurori padi penale kundër 33 vjeçarit B.A dhe 43 vjeçarit B.S, të dy nga Shkupi, përshkak dyshimeve se kanë kryer vepra penale “mashtrim”.

Padi penale janë ngritur edhe kundër A.B (31) dhe I.Z (53), të dy nga Shkupi përshkak dyshimeve të bazuara se kanë kryer vepër penale “ndihmesë” në veprat penale të kryera për mashtrim, me çka kanë përfituar 177,550 denarë.

Nga MPB njoftojnë se dy të dënuarit në burg, në periudhën nga shkurti deri në maj të këtij viti, kanë kryer 26 vepra penale mashtrim, me çka, nga numra të ndryshëm të telefonave janë lajmëruar në numra të ndryshëm, në raste të shumta menaxherë të kompanive, u janë prezantuar si ndërmarës apo drejtorë të kompanive të ndryshme nga vendbanime të ndryshme të Shkupit, dhe kanë dakorduar takime.

Derisa të dëmtuarit janë nisur për në takim, ata u janë lajmëruar që të angazhojnë shoferë nga taksi kompani të ndryshme, e t’u japin disa të holla që ai shofer t’u kryejë ndonjë shërbim, e më pas të hollat do u kthehen në takimin që do e realizojnë.

E denoncuara e tretë, i ka marë të hollat nga shoferët e taksive dhe i’a ka dorëzuar të punësuarit në burgun e Idrizovës, i cili më pas disa i ka mbajtur për vete, e disa u’a ka ndarë B.A dhe B.S, të dy të burgosur.

Nga MPB njoftojnë se pas aktiviteteve të ndërmara, e dyshuara A.B është marë në pyetje dhe e njejta ka sqaruar si ka ndihmuar në këto mashtrime. Sqarim kanë dhënë gjithashtu edhe shoferët e taksive si dhe i denoncuari i katërt.

Më 9 maj të këtij viti në burgun e IDrizovës janë kryer disa bastisje në hapësirat ku janë vendosur këta të burgosur, dhe janë gjetur disa telefonë dhe mjete tjera.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Aksident në Kumanovë, godet biçikletën dhe ikë

T E

Tentuan t’i kontrabandojnë 25 telefona nga Maqedonia për në Kosovë, kapën dy persona

T E

Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

T E

Qeveria: Nuk ka kërkesë nga Bullgaria që komuniteti etnik bullgar të përfshihet në Kushtetutë

T E

Filipçe: E ndjekim situatën, javën e ardhshme do të vendosim se a nevojiten masa resteriktive shtesë

T E

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...