Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Dy të dyshuar tjerë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Prishtinë, 20 nëntor – Zyra e Prokurorit Special në Prishtinë ka ngritur aktakuzën e tretë kundër të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, politikanit serb në Kosovë ka thënë avokatja Jovana Filipoviq.

Aktakuza e re akuzon për këtë vrasje Nedeljko Spasojeviq, Marko Rosiq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.

Avoktaja e Arsoviq, Jovana Filipoviq i tha portalit Kossev se seanca e parë për aktakuzën e re është caktuar më 4 dhjetor.

Ajo tha se dy personat e ri të dyshuar në aktakuzë akuzohen se janë anëtarë një grupi të organizuar kriminal por që nuk është bërë i ditur emri.

Në të njëjtën kohë, polici Nedeljko Spasojeviq tani është akuzuar për transportimin e kryesve të vrasjes me një veturë zyrtare ka thënë avokatja.

Të pandehurit në aktakuzën e re nuk akuzohen më për “ndihmë dhe nxitje të vrasjes së rëndë”, por akuzohen për vrasje të rëndë, thotë ajo.

“Ata hoqën dorë nga neni 33, i cili i referohet ndihmës për të kryer një krim, dhe tani vetëm vrasja e rëndë mbetet në fuqi. Tani ata karakterizohen si autorë, dhe jo si persona që ndihmuan autorët,” shtoi avokatja.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në PDK: Djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

Dafina Vidishiqi

Kurti: Këtu bënin plane për çlirim – Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Dafina Vidishiqi

Vetëvendosje ende e pavendosur për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Dafina Vidishiqi

Milaim Zeka: 3 korriku, dita kur duhet mu kthjellë PDK-ja

Dafina Vidishiqi

Kush janë emrat që mund të marrin drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...