Kronika Maqedoni

Dy të lënduar më rëndë në një aksident te ura e re e lumit Bregallnica në Shtip

Zhurnal Ads

Shtip, 7 shtator – Dy burra janë lënduar më rëndë pasi me automjet kanë dalë nga rruga para urës së re të lumit Bregallnica në Shtip pas çfarë me automjetin kanë rënë në një shteg për këmbësorë dhe janë përplasur në dru.

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova konfirmon se aksidenti ka ndodhur në orën 15 në afërsi të urës së re të lumit Bregallnica në Shtip.

Sipas dëshmitarëve automjeti opel astra ka lëvizur nga lagjja Senjak e Shtipit në drejtim të unazës së re.

Thonë se për fat të mirë për momentin kur automjeti ka dalë nga rruga nuk ka pasur njerëz në shtegun për këmbësorë të cilin çdo ditë qytetarët e Shtipit e vizitojnë dhe ecin në këmbë në të pranë lumit Bregallnica.

Zjarrfikësit e Shtipit janë thirrur të ndërhyjnë gjatë nxjerrjes së dy burrave nga makina.

Pasi janë nxjerrë nga automjeti janë shtrirë në Spitalin Klinik të Shtipit.

Sipas informacioneve të para, gjendja e tyre shëndetësore është serioze me lëndime të rënda.

Postime të ngjashme

“Nuk marr do frymë…”/ Fjalët e fundit të shqiptarit, si u masakrua me thikë dhe shufra hekuri

admin

Inspektorët dhe policia në terren, u largua vendbanimi i paligjshëm dhe mbeturinat nën Hekurudhë

T E

159 të shëruar nga Kovid-19, 112 të infektuar dhe 8 viktima

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...