Në datën 21,10,2020 në orën 07.40 është denoncuar se në rrugën lokale f.Zhelinë – Pallaticë ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet automjetit të udhëtimit “Smart”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga Xh.E.(22) dhe automjeti transportues “Mercedes”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.J.(50), të dy nga f.Pallaticë e Tetovës. Në aksident, M.J. ka marrë lëndime të rrënda trupore, ndërsa Xh.E. ka marrë lëndime trupore të konstatuara në Qendrën mjekësore – Tetovë. Është kryer inspektim në vendin e aksidentit nga ekipi inspektues i SPB – Tetovë.