Dy të plagosur pas një përleshjeje me armë në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë në orët e vona të së mërkurës në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

 

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 22:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Ahmet Krasniqi “në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, raportohet për dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor, janë në kërkim të tij dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ajo.

Related posts

I bie dritarja sipër, vdes një 5-vjeçar në Drenas

D V

Gjobiten 185 shoferë në Shkup, 39 për tejkalim shpejtësie

D V

Humb jetën një person në Prishtinë pas lëndimit në vendin e punës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More