Dy të rinj plagosen me armë zjarri në Tiranë

Dy persona u plagosën me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në një lokal në Rrugën Todi Shkurti’, në kryeqytet.

 

Policia bëri me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit. Të plagosur me armë zjarri kanë mbetur shtetasit Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç.

Sipas burimeve bëhet fjalë për një përplasje mes disa personave në afërsi të një lokali në rrugën ‘Todi Shkurti’, ku mbetën të plagosur dy të rinjtë. Gjithçka dyshohet se ka ardhur pas një konflikti që personat kishin për një përplasje automjetesh, raporton euronews.al.

Personat kanë shkuar për sqarim dhe me pas situata është përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Aldo Imaldi (Gjini), është larguar me një automjet nga vendngjarja. Policia ka ngitur postblloqe në disa rrugë për kapjen e tij.

Related posts

Plagosi vëllezërit në Shkodër për pronën, arrestohet autori

D V

Zbulohen dy laboratorë ilegal për prodhimin e marihuanës në Shkup, arrestohet një person

D V

Një i vrarë dhe dy të plagosur në qendër të Lushnjes

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com