Agjencia Zhurnal.mk

Dy tregjet në Tetovë do të dislokohen tek Shtëpia përmirësuese

Tetovë 11 maj – Pas shkrimeve në gazetën Koha se pritet që të transferohen tregu përgjatë trotuarit në rrugën e Lubotenit, apo afër teleferikut, dhe tregu i ashtuquajtur i grave, këtë e ka konfirmuar edhe myftiu i myftinisë së Tetovës, Qani Ef. Nesimi. Ai ka thënë se hapësirat që do t’i jepen në shërbim Komunës janë tek ish shtëpia përmirësuese disa metra më larg se Arabati Baba Teqe në Tetovë, shkruan gazeta KOHA. “Është e vërtetë se hapësira e vendit tek shtëpia përmirësuese, si hapësirë është vakëf që nga viti 2017, kur objektet që janë brenda hapësirës janë pronë e Bashkësisë Fetare Islame nga viti 2018. Në atë vend ka objekte që mund të përdoren dhe objekte që nuk mund të përdoren. Ne kërkojmë donatorë për të ndërtuar diçka më të re në atë pjesë” tha myftiu Nesimi. Ai thotë se Komuna e Tetovës do të duhet që të bëjë transferimin e tregjeve në atë vend. “Në ndërkohë, sa i takon tregut dhe tregut të grave, është e vërtetë që Komuna e Tetovës ka kërkuar vend të përshtatshëm për dislokim, dhe ne e kemi ofruar atë vend që ka mundësi ku mund të barten, tregu i gjelbër, shitësit përgjatë rrugës dhe ai i grave që të jenë në një vend. Por bartja e tregut është çështje për të cilën do të vendosë Komuna. Ne jemi duke punuar dhe kur do të përfundojnë punët përgatitore atëherë do të mund të bëhet transferimi”, tha Nesimi.

Me rregullimin e varrezave dhe objektit multifunksional të Myftinisë së Tetovës, që është në përfundim e sipër, pritet që kjo pjesë të merr formë tjetër dhe të ketë imazh tjetër duke patur parasysh edhe një segment tjetër se pikërisht në këtë pjesë të qytetit është edhe rruga për në Qendrën turistike Kodra e Diellit. Të enjten, tregu i grave siç njihet në Tetovë dhe rrethinë, është pjesa më e frekuentuar e qytetit të Tetovës, sidomos tani në muajt e pranverës dhe verës. Gjatë kësaj dite, tregu dhe tregtarë të shumtë nga Tetova dhe qytete të ndryshme të Maqedonisë shesin produkte nga më të ndryshmet si pemë, perime, fidanë për mbjellje, veshmbathje, mjete për punë dhe produkte te të tjera. Myftiu i Tetovës thotë se me këtë do të lirohet edhe rruga në atë ditë kur është edhe rrëmujë në këtë pjesë.

“Mendojmë se veprimtaritë do të barten në atë pjesë dhe do të ketë një pamje tjetër, ngase në atë vend është edhe kompleksi Arabati Baba Teqe, që është vend turistik, kulturor, fetar, pastaj kemi edhe Kodrën e Diellit, që është shumë e frekuentuar. Pas gjithë atyre punëve që janë bërë përgjatë varrezave, po ashtu edhe punët që do të bëhen në Arabati Baba Teqe, ja vlen që edhe rrugët dhe vendet përreth të jenë më të bukura dhe secila pjesë t’i shërbejë popullatës në mënyrën e duhur” deklaroi myfytiu Nesimi. Janë shumë shitës vendas por edhe nga qytete tjera që vijnë në këtë vend për të shitur prodhimet e tyre. Kjo formë e organizimit të ditës së enjte në këtë pjesë të qytetit të Tetovës pothuajse bllokon rrugën për në fshatrat e Malësisë së Tetovës, por edhe për në Kodër të Diellit, dhe fillimin e rrugës rajonale Tetovë-Pirok-Gostivar. Këtë ditë, qarkullimi deri në orët e pasdites vështirësohet për automjete por edhe produktet ushqimore ekspozohen në trotuare që është edhe një shqetësim më i madh për pastërtinë e tyre.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...