Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dy vjet nga aksidenti në Llaskarcë, marsh përkujtimor për viktimat e tragjedisë

Shkup, 13 shkurt – Me marsh përkujtimor sot do të shënohet përvjetori i dytë i aksidentit tragjik të autobusit afër Llaskarcës, në të cilin humbën jetën 16 persona.

Marshi do të fillojë në pikën pagesore në Gostivar në 16:30 dhe do të përfundojë në 17:45 në sheshin e qytetit, ku do të mbahet një ceremoni simbolike në kujtim të viktimave dhe në solidaritet me familjet e të vdekurve. 

Komuna e Gostivarit fton qytetarët të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje, duke iu përmbajtur rreptësisht masave të mbrojtjes kundër Covid-19.

Aksidenti me autobus ndodhi më 13 shkurt 2019 rreth orës 17:00. Autobusi i kompanisë “Durmo Tours” operonte në itinerarin Shkup – Gostivar, me 51 pasagjerë. Autobusi nga rruga Tetovë – Shkup ra në humnerë. Për këtë aksident ka edhe procedurë gjyqësore.

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...