Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Dy vjet nga zjarri, Notre-Dame de Paris do të rihapet në 2024

Katedralja e Notre-Dame de Paris, e shkatërruar nga zjarri në 15 prillin e dy viteve më parë, do të rihapet në 2024. Këtë e konfirmoi ministrja franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot, një ditë më parë.

Ajo shtoi se pajtimi publik për të mbledhur fondet e nevojshme për rindërtimin bëri të mundur arritjen e një shume të mjaftueshme për të përfunduar ndërtimin.

“Me donacionet dhe premtimet për donacione për një total prej 833 milionë euro, shumat e mbledhura na lejojnë të përballojmë me qetësi ndërtimin e saj”, specifikoi ministrja e Kulturës, e rikuperuar së fundmi nga Covid-19, gjatë një fjalimi në Senat në Paris.

“Unë mund t’ju them se në 2024 katedralja Notre-Dame de Paris do të rihapet,” shtoi ajo.

Sot, kur bëhen saktësisht dy vjet pas zjarrit dhe ministrja Bachelot, së bashku me presidentin, Emmanuel Macron do të vizitojnë vendin e ndërtimit të katedrales gotike, të një prej simboleve themelore të Francës dhe Evropës.

Në atë kohë, kreu i shtetit kishte bërë thirrje që ndërtesa të rindërtohej në pesë vjet, në kohën e Lojërave Olimpike Paris-2024.

Edhe gjenerali Jean-Louis Georgelin, i cili mbikëqyr punimet në emër të Macron, ka garantuar që Notre Dame do të mund të rihapet më 16 Prill në 2024, edhe nëse punimet nuk do të përfundojnë plotësisht në atë datë.

Postime të ngjashme

Zviceranët votojnë kundër masave për ndryshimet klimatike

Dafina Vidishiqi

A është Turqia ende një aleat i besuar i NATO-s?

Dafina Vidishiqi

Biden: Nuk po kërkoj konflikt

Dafina Vidishiqi

Netanyahu humb pushtetin në Izrael

Dafina Vidishiqi

Macron: G7 nuk është armiqësore me Kinën

Dafina Vidishiqi

​Blinken zbulon: E vetmja gjë për të cilën pajtohem me Putin

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...