Dy zjarre aktive në territorin e Velesit

nga D V

Shkup, 10 korrik  – Qendra për menaxhim me kriza informoi se në territorin e Komunës së Velesit aktiv është edhe një zjarr mes fshatrave Karasllari dhe Cërkvino mbi vendin e quajtur Venule, ku po digjet bar i thatë dhe pyll.

Intervenojnë katër zjarrfikës me një automjet zjarrfikës, ndërsa janë informuar edhe nga Ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë EP Babuna”.

Siç qëndron në informatën e QMK-së, të punësuarit nga kjo ndërmarrje nuk kanë dalë në terren, pasi automjetet nuk kanë qenë në rregull dhe të regjistruara.

“Është kërkuar mbështetje ajrore nga ana e kryetarit të Komunës së Velesit, që në koordinim me Njësinë e helikopterëve në MPB, për shkak të kryerjes së detyrave operative për nevojat e MPB-së, do të të procesuohet pas orës 12:30, menjëherë pasi të lirohen helikopterët”, thonë nga QMK.

Prej dje në territorin e Velesit aktiv është edhe një zjarr mes fshtrave Otishtino dhe Orizarë, të cilin e shuajnë zjarrfikës me një automjet zjarrfikës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More