Dyshime për pastrim parash në komunën e Petrovecit

Shkup, 24 shtator – Drejtoria për polici financiare deri tek PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka parashtruar kallëzim penal kundër pesë personave fizikë dhe tre personave juridikë për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe pastrim parash në komunën e Petrovecit.

 

Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit Lupço Nikollovski, në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtorin e Drejtorisë, Arafat Muharemi theksoi se në maj të këtij viti ka marrë një parashtresë anonime për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe pastrim parash dhe keqpërodim të procedurës për prokurimin publik nga personat përgjegjës në komunën e Petrovecit dhe në qershor të këtij viti gjithë dokumentacioni i është përcjellë Drejtorisë për polici financiare dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

“Në takimin e sotëm, drejtori Muaremi më informoi se Drejtoria veproi sipas parashtresës dhe dje ngriti kallëzim penal kundër pesë personave për dëmin në buxhetin e komunës së Petrovecit prej mbi gjysmë milioni euro”, deklaroi Nikolovski.

Lufta kundër korrupsionit, tha Nikolovski, kërkon përfshirje dhe koordinim maksimal të të gjitha institucioneve, por edhe angazhim maksimal të çdo qytetari.

“Tani gjithçka është publike. Gjërat po ndryshojnë, të gjitha të dhënat janë në dispozicion për ne, të gjitha aktivitetet e çdo institucioni, ndërsa transparenca dhe hapja është në nivelin më të lartë. Vullneti politik është i madh, kapaciteti që ne kemi nevojë për të forcuar, por detyrimi për të luftuar çdo lloj korrupsioni, kudo që të ndodhë, duhet të ndihet. Askush nuk do të kursehet, unë bëj thirrje për guxim, vendosmëri dhe përfshirje të të gjithëve. Unë bëj thirrje për përdorimin e të gjithë mekanizmave dhe mjeteve të reja për alarmim, raportim dhe zbulim”, tha Nikolovski.

Drejtori i Drejtorisë për polici financiare Arafat Muaremi, tha se deri tek PTHP-ja ka parashtruar kallëzime penale kundër pesë personave dhe tre personave juridikë.

Kundër këtyre personave, theksoi Muaremi, ekzistojnë baza për keqpërdorimin e pozitës dhe detyrës zyrtare, nxitje të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, keqpërdorim të procedurës për partneritet publik privat dhe për pastrim parash.

Në mënyrën e përshkruar, theksoi Muaremi, personat fizikë dhe juridikë të raportuar në periudhën nga 2012 deri në 2018 i kanë kryer veprat penale të cilat akuzohen, duke realizuar përfitim të paligjshëm të pronës në vlerë totale prej 31.845 milionë denarë, për të cilën shumë është dëmtuar buxheti i Komunës së Ilindenit.

Related posts

Maqedonia e Veriut ka rregullativë shumë të mirë për mbrojtje të të dhënave personale, por kyçe është zbatimi i saj

D V

138 dënime në autostradën Shkup-Kumanovë-Veles

D V

Do të themelohet Agjencia për anti-doping

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More