Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Dyshimet e familjarëve se një paciente vdiq për shkak të neglizhencës, deklarohen nga QKUK

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka vdekur një grua e cila dy herë ishte konfirmuar me COVID pozitiv.

Për vdekjen e të ndjerës familjarët kanë raportuar në polici se kjo erdhi shkak i neglizhencës së personelit shëndetësor, për çka policia edhe ka nisur hetime.

Por nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, mohojnë të ketë ndodhur neglizhenca nga stafi mjekësor.

Nga QKUK-ja kanë thënë se pacientja ishte duke u trajtuar në kuadër të Mjekimit Intensiv Qendror COVID, ku po trajtohen rastet e rëndë të konfirmuar me këtë virus.

Po ashtu nga QKUK kanë theksuar se ajo ishte në gjendje të rëndë dhe kishte komplikime shëndetësore për çka edhe përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësorë, ajo ka ndërruar jetë.

“Ju njoftojmë se në kuadër të Mjekimit Intensiv Qendror Covid, ku trajtohen rastet më të rënda të konfirmuara me Covid, një paciente e datëlindjes 1947, përkundër angazhimeve dhe përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, për shkak të gjendjes së rëndë dhe komplikimeve, ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për KosovaPress.

Nga QKUK, kanë treguar se e njëjta ishte konfirmuar dy herë me COVID-19.

“E njëjta ishte konfirmuar dy herë si COVID-19 pozitiv”, tregojnë nga QKUK.

Megjithatë, me insistim të familjarëve trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion.

“Nuk bëhet fjalë për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, por për insistim të familjarëve për të kryer obduksionin. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, potencojnë nga QKUK.

Ndërkaq, në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës derisa kanë njoftuar për raportimin e familjarit, kanë treguar edhe se tashmë për këtë rast kanë nisur hetimet.

“QKUK, 09.09.2020-08:50. Një mashkull kosovar ka raportuar për një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, ku sipas tij si pasojë ka ardhur deri te vdekja e te ndjerës viktimë femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar , trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP/

Postime të ngjashme

Dështon votimi i ligjit që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti

admin

Shala nuk do të garojë për deputet, por thotë se do ta përkrahë gjithmonë AAK-në

T E

AAK-ja synon t’i fitojë zgjedhjet e vetme

S.B.

U rrëzua duke punuar në një shtëpi në Pejë, vdes në QKUK

admin

Rreth 10 mijë nxënës të komuniteteve pakicë nuk e kanë ndjekur mësimin online

admin

Torturuan dhe përdhunuan fëmijët e tyre me vite, dënohen babai kosovar dhe nëna zvicerane…

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...