Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Dyshimet e forta të ekspertit: S’mund të kesh 15 pacientë në reanimacion dhe të raportosh 8 vdekje nga Covid-19!

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ngre pikëpyetje lidhur me atë që po ndodh në spitalet Covid, në vend.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, eksperti thekson se “nuk mund të kesh 15 pacientë të shtruar në reanimacion dhe të raportosh 8 vdekje si dje apo 12 vdekje si pardje”.

Mesazhi i Dashos:

367 të shtruar me COVID, 15 në reanimacion, 3 të intubuar, 8 vdekje (5 në moshën 65 vjeç e poshtë)! Diçka nuk shkon! Nuk mund të kesh 15 pacientë të shtruar në reanimacion dhe të raportosh 8 vdekje si dje apo 12 vdekje si pardje.

Përvoja e botës tregon se rreth 20% e pacientëve të prekur nga COVID që shtrohen në spital, kanë nevojë për kujdes intensiv. Në Shqipëri, ky numër pacientësh duhej të ishte rreth 75 dhe jo 15! Qytetarët nuk kanë nevojë për filma me krevate bosh apo të mbushur me patetizma! Ata presin transparencë! A garanton ministria një numër të mjaftueshëm shtretërish të kujdesit intensiv?!

Postime të ngjashme

Gjeloshaj: Në Tuz mbretëron një ditë e qetë – të gjithë që dje ishin arrestuar, janë liruar

T E

Kurti në takim me ambasadorin britanik: Qeveria e re do të konsolidohet shpejt

T E

Kosovë/ Pesë të vdekur dhe 445 raste të reja me Covid-19

S.B.

Nesër pritet përfundimi i procesit të rinumërimit të 552 vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove nga diaspora

S.B.

Zemaj shpreh ngushëllime te Familja Haxhidema për vdekjen e 20 vjeçares

S.B.

Hoti takon ministrin Likaj, diskutojnë për zhvillimet në arsim

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...