Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dyshja Sillva dhe Varhelji vizitojnë Sofjen dhe Shkupin, ndërmjetësojnë gjetjen e zgjidhjes

Shkup, 20 maj – Zhurnal – Ministri I Jashtëm I Portugalisë, Augusto Santosh Sillva të premten do të vizitojë Sofjen dhe Shkupin, ndërsa në fokus të takimeve të tij është zhbllokimi i eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë ngecur nga shkaku i vetos bullgare.

Siç bëjnë të ditur burime diplomatike për “360 Gradë”, ndonëse Bullgaria aktualisht ka një qeveri teknike, vlerësimi i qarqeve në Bruksel është se nëse në qershor nuk do të ketë përparim, procesi mund të mbetet I bllokuar për një kohë të gjatë.

Të njëjtat burime kanë thënë se kjo shkon në dëm të imazhit dhe interesave të BE-së në rajon, dhe mund të ndikojë negativisht mbi stabilitetin e demokracive të brishta në shtetet e Ballkanit Perendimor.

Informacionet flasin se shefi i diplomacisë portugeze do të shoqërohet nga eurokomesari për Zgjërim, Varheji, që do të thotë se bëhet fjalë për një mision të kordinuar të ndërmjetësimit.
Ky informacion u paralajmërua nga zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, i cili portalit në fjalë I tha se “ka sinjale për një angazhim më të fortë të presidencës portugeze sepse pas dyerve të mbyllura, diplomacia jep më shumë shanse. Presim një angazhim të shtuar nga kryesimi portugez I cili ka vullnet të mirë”.

Postime të ngjashme

Shkupi i hutuar, njëkohësisht është optimist por edhe pesimist për zgjidhje me Bullgarinë

Bekim Laçi

Hapet zyrtarisht ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bratislavë

Zekirija Haxhiu

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Peloni: Duam marrëdhënie të mira me vendin fqinj

Zekirija Haxhiu

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Zekirija Haxhiu

Përsëri asnjë viktimë nga Covid në Maqedoni, shënon 29 raste të reja

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...