Dyshohet se 52 persona kanë vdekur pas përmbytjes së anijes pranë Ishujve Kanarie

Më shumë se 50 persona dyshohet se kanë vdekur pasi një varkë u përmbys në Oqeanin Atlantik rreth 220 kilometra larg Ishujve Kanarie të Spanjës.

Shërbimi Detar i Shpëtimit Spanjoll tha se një grua 30-vjeçare ishte e vetmja e mbijetuar e shpëtuar të enjten nga gomonia e fundosur, e cila ishte larguar nga Afrika një javë më parë duke transportuar 53 migrantë.

Një anije tregtare kishte parë më parë anijen në jug të Ishujve Kanarie dhe kishte alarmuar shërbimet e urgjencës spanjolle.

Gruaja ishte ngjitur në mjetin lundrues me një burrë dhe një grua të vdekur pranë saj, tha një zyrtar i shërbimit të shpëtimit, i cili foli në kushte anonimiteti, për The Associated Press.

Kushtet e motit u raportuan të jenë të këqija në atë kohë, raporton aljazeera.

Ajo u tha shpëtimtarëve se varka ishte nisur nga bregdeti i Saharasë Perëndimore dhe se udhëtarët ishin nga Bregu i Fildishtë, transmeton Telegrafi.

Agjencia e lajmeve AFP raportoi se gruaja ishte dërguar me aeroplan në një spital në Las Palmas, në ishullin Gran Canaria.

Vdekjet e emigrantëve dhe refugjatëve janë të zakonshme në një zonë të Atlantikut që ndan Bregun Perëndimor të Afrikës dhe Ishujt Kanarie të Spanjës, por mbytjet e anijeve në rrugë janë të vështira për t’u verifikuar dhe shumica e trupave të viktimave nuk gjenden kurrë.

Të paktën 250 njerëz vdiqën në rrugën drejt arkipelagut spanjoll në gjashtë muajt e parë të 2021, sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara për migracionin.

Grupi për të drejtat e emigrantëve Walking Borders numëroi pothuajse 2,000 vdekje në të njëjtën periudhë.

Deri më tani këtë vit, më shumë se 7,500 emigrantë dhe refugjatë kanë bërë kalimin e rrezikshëm, të paktën dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë në vitin 2020, e cila në vetvete pa një rritje tetëfish nga viti 2019.

Related posts

BE kërkon hetime ndaj akuzave për dëbimet e dhunshme

N E

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

D V

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More