Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën “Dëmtim i varrezave apo kufomave”.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 03:15, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur tek disa varreza. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.