Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Dyshohet se morën para për ta identifikuar mësuesin te vrasësi, katër nxënës arrestohen në Francë

Zhurnal Ads

Në mesin e 15 personave që po mbahen në paraburgim në Francë pas heqjes së kokës së mësuesit Samuel Paty, janë edhe katër nxënës.

Po ashtu, në mesin e të ndaluarve janë edhe katër anëtarë të familjes së vrasësit, një baba i një nxënësi dhe një radikal i njohur islamik.

Vrasja e mësuesit e ka tronditur Francën. Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në protesta në mbarë vendin të dielën për ta nderuar viktimën dhe për ta mbrojtur lirinë e shprehjes. Një ceremoni nderimi për mësuesin e vrarë do të mbahet të mërkurën në Universitetin e Sorbonës.

Një person 18-vjeçar, i quajtur Abdoulakh A., u qëllua për vdekje nga policia të premten afër shkollës ku ndodhi rasti.

Një burim i sistemit të drejtësisë i tha agjencisë AFP se janë ndaluar katër nxënës, të cilët mund të kenë ofruar ndihmë për ta identifikuar mësuesin para vrasësit në këmbim të parave.

Policia i ka arrestuar prindërit, gjyshin dhe vëllain e vrasësit. Në mesin e të arrestuarve janë edhe një prindër i një nxënësi, i cili besohet se kishte nisur një fushatë kundër mësuesit të ndjerë, dhe një person me qëndrime radikale.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Joe Biden feston sot ditëlindjen

S.B.

Putini i garanton vetes imunitet të përjetshëm ligjor

T E

Larmishmëri produktesh në Ekspozitën e 3-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës

R ZH

Një transmetim i drejtpërdrejtë për Italinë mirëpritet në Kinë

R ZH

Deutche Welle: Pse po armatoset Serbia?

admin

Sllovenia vendos bllokim të pjesshëm për të luftuar përhapjen e virusit

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...