Dyshohet se përvetësoi mbi 150 mijë eurove gjatë viteve 2017-2019, arrestohet një zyrtar në Prizren

nga D. V.

Një person është arrestuar për shkak se i njëjti gjatë periudhës 2017-2019 kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme para në shumë të përgjithshme prej 150,660.61 euro.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 01.01.2017, në Prizren.

Tutje thuhet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është cilësuar si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti gjatë periudhës 2017-2019 kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme para në shumë të përgjithshme prej 150 660.61€. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More