Gazetarja Anduena Llabani është shprehur në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se është lokalizuar vendndodhja e ish-deputetit të PS, Arben Ndokës, i cili sipas saj ndodhet në Dubai.
Ndoka është personi që dyshohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK se ideoi dhe pagoi për vrasjen e Durim Bamit, një personazhi të rëndësishëm të botës së krimit.
“Dy struktura të besueshme i kanë ngelur SPAK, Interpoli dhe drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit. Ka qenë një punë voluminoze, është vënë menjëherë në kërkim nipi i Arben Ndokës. Madje ka një informacion të konfirmuar, që edhe Arben Ndoka është lokalizuar në Dubai.
Edhe është shumë interesante se edhe Durim Bami ndodhet në Dubai. Kriminelët shqiptarë që ndodhen atje, e shohin njëri-tjetrin në sy dhe pavarësisht problemeve që kanë, nuk i bëjnë dot gjë njëri-tjetrit”, tha Llabani.