Dyshohet se shiti barna të kontrabanduara, intervistohet një grua në Prishtinë

nga D V

Një grua është intervistuar pasi dyshohet se ka shitur barna të futura në vend si të kontrabanduara.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se inspektorët farmaceutik kanë bërë sekuestrimin e barnave.

“Njësiti relevant policor, në konsultim me prokurorin, ka intervistuar të dyshuarën femër kosovare e cila dyshohet se kishte shitur barna të futura në vend si kontrabandë. Inspektorët farmaceutik kanë bërë sekuestrimit e barnave, rasti është iniciuar dhe procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More