Policia e Tiranë ka nisur hetimet ndaj një 24-vjeçareje, me detyrë edukatore në një kopsht në kryeqytet, pasi dyshohet se ka dhunuar një të mitur.
Përmes një njoftimi për mediat policia bëri me dije se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopsht në rrugën “Sulejman Delvina”.