Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Dyshojmë që qarkullojnë variantet e reja të Covid-19″/ Manastirliu: Me vaksinat AstraZeneca do të kemi prioritet mësuesit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur në Kuvend në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë duke sqaruar se nuk është verifikuar ende prezenca e varianteve të reja të koronavirusit.

Manastirliu foli edhe për dozat e vaksinës Pfizer që priten të mbërrijnë sot në vendin tonë si dhe ato të AstraZeneca, të cilat pritet të përdoren për të vaksinuar mësuesit.

Manastirliu: Në botë, virusi ka prekur më shumë se 1140 milionë njerëz dhe ka shkaktuar më shumë se 2 milionë e gjysmë fatalitete. Britania e Madhe vijon të jetë e mbyllur dhe kjo është mbyllja e tretë. Franca ka gjithashtu masa drastike të mbylljes së bareve e restoranteve dhe ka regjistruar 12 mijë infektime në ditë pavarësisht masave. Me këtë rast, nuk duhet të kemi iluzionin që virusi po zhduket.

Prezenca e varianteve të reja kushtëzon dhe masat e pandemisë. Ende nuk është verifikuar prezenca, por ne kemi dyshime se variantet e reja qarkullojnë dhe shpejtësia e përhapjes e bën të vështirë edhe kontrollin e pandemisë nëse nuk shoqërohet me bashkëpunimin e çdo qytetari.

Vaksinimi i popullatës është objektivi ynë i përbashkët. Po vaksinojmë çdo ditë dhe me ritëm. Sot kemi më shumë jetë të mbrojtura të mjekëve në spitale ndërkaq që vaksinimi i kombinuar për moshat +80 vjeç po vijon.

Sot jemi në pritje të vijimit të sasisë së radhës të kontratës së Pfizer, do të vijnë 15.210 vaksina. Do të vijojë vaksinimi dhe presim nga instrumenti i Covax që të mbërrijnë 14,440 vaksina të AstraZeneca me të cilat do të fillojmë kalendarin e vaksinimit duke pasur prioritet mësuesit në mënyrë që të kemi ecuri të mirë të edukimit të fëmijëve dhe mbrojtjes së mësuesve.

Postime të ngjashme

Edi Rama prezenton masterplanit e portit të Durrësit

N E

Monika Kryemadhi: Emigrantët po kthehen të votojnë për ndryshim

N E

Trupat dhe tanket amerikane zbarkojnë në Shqipëri

N E

Basha: Rama e ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim!

N E

ish-ambasadori Islam Lauka: Shqiptarët nuk kanë fuqi për tu bashkuar

N E

179 raste të reja dhe dy të vdekur nga Kovid-19 në Shqipëri

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...