E 17-ta me rradh “Uiz Er Maratona” në Shkup

Shkup, 3 tetor – Tradicionalisht për të 17-n herë mbahet sot ngjarja sportive Maratona e Shkupit Uiz Er.

 

Fillimi i maratonës, gjysmë maratonës dhe stafetës – BE për sportin do të jetë në 8 të mëngjesit, dhe gara 5 kilometërshe do të fillojë në 8:10 paradite, nga pllaja para Qendrës sportive “Boris Trajkovski”, ku edhe do të jetë finishi i kësaj maratone të sivjershme.

Shtegu, në të cilën do të ecin pjesëmarrësit do të jetë e njëjtë me vitin e kaluar, ndërsa organizata raporton se një pjesë e rrugëve të Shkupit në periudhën nga 7:30 deri në 14:00 do të kenë regjim të përkohshëm të trafikut dhe ndryshim të regjimit të punës në linjat e transportit të Qytetit Publik.

Maratona ka filluar në orën 08:00, me trasenë në vijim të vrapimit: fillimi nga platoja para Qendrës sportive ‘Boris Trajkovski’ nëpër rr.”Marrëveshja e Bledit”, në të djathtë përgjatë bul.”Ilinden”, në të majtë përgjatë rr.”Lubljanska”, drejt nëpër rr. “Moskovska”, djathtë nëpër rr.”Vojvoda Vasil Çakallarov”, në fund të rrugës kthehet në gjysmërreth prapa dhe vazhdohet drejtë nëpër rr.”Mitropolit Teodosij Golloganov”, drejt nëpër rr.”Dimitrie Sandanski” deri në fund pata udhëkryqit me bul.”Serbia”, më pas kthehet gjysmërreth prapa nëpër shiritin e njejtë rrugor përgjatë bul.”Jane Sandanski”, djathtë npër rr.”Franjo Kluz”, në të djathtë nëpër bul.”Brigada e tretë maqedonase”, në të majtë nëpër bul. “Republika e Krushevës”, djathtë nëpër rr.”11 Tetori”, drejtë nëpër rr.”Dimitrie Çupovski”, djathtë përgjatë bul.”Shën Klimenti i Ohrit”, majtë nëpër bul.”Ilinden” deri tek caku – platoja para Qendrës sportive “Boris Trajkovski në Shkup (dy rrethe).

Nga Sektori për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup janë ndërmarrin masa për regjim të posaçëm në komunikacion nëpër rrugët e cekura, me ç’rast komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët përreth. Sektori për punë të brendshme Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohet ngjarja me qëllim të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Maratona Uiz Er Shkup organizohet nga Unioni i sporteve të Shkupit, në bashkëpunim me Klubin atletik “Rabotniçki” nga Shkupi, nën kujdesin e Qytetit të Shkupit, delegacionit të BE -së dhe Agjencisë për Rini dhe Sport. 

Related posts

E kryer, Atletico Madrid fiton garën për Rodrigo de Paul

Z H

E duan skuadrat më të mëdha angleze, Leeds tenton ta blindojë Kalvin Phillipsin

D V

Drita dhe Llapi zhvillojnë kryendeshjen e ditës së shtunë, flasin Hamdi Namani dhe Arbnor Ramadani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More