Agjencia Zhurnal.mk

E ardhmja e Javi Martinez në Bayern, ende e pavendosur

Spanjolli Javi Martinez nuk ka diskutuar ende me drejtuesit e Bayern Munichut për të ardhmen e tij, sipas Goal, përkundër që kontrata e tij aktuale skadon gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Mediumet në Gjermani raportojnë se mesfushori gjerman 31-vjeçar, i cili i ka kaluar tetë sezonet e fundit me kampionin e Bundesligës, ishte pajtuar të largohet nga klubi këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, tani Goal raporton se ende s’është mbajtur asnjë diskutim rreth së ardhmes të futbollistit dhe se ende nuk është marrë asnjë vendim për shitjen apo rinovimin e kontratës së tij.

Nëse Bayerni të mos ia rinovojë kontratën Martinezit tani për shkak të edhe moshës së tij, ata do të duhej ta shisnin gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, përndryshe rrezikojnë ta humbin për asnjë cent.

Vetë lojtari nuk po e kërkon largimin nga klubi, përkundër që s’luajti rol të madh në skuadër gjatë këtij sezoni, kur Bayerni e fitoi titullin e tetë radhazi të Bundesligës dhe e fitoi edhe Kupën e Gjermanisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!